Napoli ka alarmuar gjigantët evropianë se për mesfushorin Fabian Ruiz, duhet të paguajnë 60 milionë euro.
“Napolitanët” kërkonin 80 milionë euro verën e kaluar, por shkaku i pandemisë së koronavirusit e kanë zbritur këtë vlerë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona janë duke prirë garën për Ruiz, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Kurse të interesuar mbesin Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe PSG, të cilët e shohin Ruiz si alternativë.
Gjatë këtij sezoni spanjolli ka 32 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me tri gola dhe dy asistime./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...