Napoli vendos çmimin e Ruiz, alarmohen gjigantët evropianë

18:41 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Napoli ka vendosur që ta shesë mesfushorin, Fabian Ruiz për 80 milionë euro gjatë verës.

Gjigantët evropianë si Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Liverpool kanë shprehur interesim për spanjollin, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli do ta lejojë 24-vjeçarin të largohet sapo të paguhet kartoni prej 80 milionë euro.

Thuhet se Real Madrid dhe Barcelona prijnë garën sepse Ruiz preferon të rikthehet në Spanjë.

Ruiz gjatë këtij sezoni ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tri gola dhe bërë dy asistime./arbresh.info.

Të ngjashme