Napoli vazhdon të mbetet lider në Serie A, mposht SPAL

17:15 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Napoli është këndellur nga humbja e Evropa Ligës, duke fituar ndaj SPAL 2013 me rezlultat minimal 1 me 0.

Skuadra e Maurrizo Sarri kaloi në epërsi qysh në minutën e gjashtë, nëpërmjet mesfushorit brazilia, Allan, i cili shënoi për 1 me 0.

Napoli pas këtij goli, kontrolloi tërë takimin duke bërë lojë në pjesën e fushës së mysafirëve.

SPAL tentoi të barazonte rezultatin në minutën e 40, me anë të Jasmin Kurtic, por që nuk ia doli.

Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin total të skuadrës liderë, e cila tentoi të shënonte përsëri por nuk ia doli.

Mbrojtësi shqiptar, Elsied Hysaj, kompletoi 90 minutat e plotë të këtij takimi. Duke qenë një nga më të mirët.

Me këtë fitore, Napoli vazhdon të renditet në pozitën e parë me 66 pikë pas 25 xhirosh, ndërsa SPAL në vendin e 17-të me 25 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme