Google ADS

Napoli vazhdon qëndrimin në krye të tabelës

17:14 | 6 Janar 2018
Arbresh Info

Napoli ka përforcuar kreun në tabelë pas fitores së pasdites së sotme (e shtunë) kundër Hellas Veronas.

Gjiganti italian ka mposhtur me rezultat 2 me 0 rivalin e xhiros së 20-të në Serie A në takimin e zhvilluar në stadiumin San Paolo, shkruan portali arbresh.info.

Dy golat në pjesën e dytë të ndeshjes nga Jose Callejon dhe Kalidou Koulibaly i siguruan tri pikë të plota Maurizio Sarrit në përballjen ndaj Hellas Veronas.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 65′ pas asitmit te Kalidou Koulibaly nga Mario Rui, ndërsa goli tjetër u realizua në minutën e 78′ përmes Jose Callejon pas asistimit nga Lorenzo Insigne.

Napoli si lider i tabelës ka 51 pikë, katër më shumë se Juventusi në pozitën e dytë, ndërsa Hellas Verona gjendet në zonën e dëbimit me vetëm 13 pikë./arbresh.info/

Dy golat e realizuar këtë ndeshje:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme