Napoli vazhdon i pamposhtur, ndanë pikët ndaj Interit

22:51 | 21 Tetor 2017
Arbresh Info

Takimi i së shtunës ndërmjet lideri të ligës dhe gjigantit pas tyre në pozitën e dytë ka përfunduar pa gola.

Napoli ka vazhduar si i pamposhtur këtë sezon në Serie A duke ndarë pikët me Interin në ndeshjen si nikoqir të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshja e xhiros së nëntë në Serie A përfundoi pa gola 0 me 0 në stadiumin San Paolo.

Napoli ka 25 pikë në krye të tabelës, ndërsa Interi qëndron në pozitën e dytë me dy pikë më pak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme