Google ADS

Napoli tejet i interesuar për Reguilon, Real-i kërkon 20-25 milionë euro

20:16 | 11 Gusht 2020
Arbresh Info

Napoli është duke vazhduar të punojë për të bërë disa transferime në merkaton verore.

Objektivi kryesor i skuadrës së Gennaro Gattuso-s është ylli i Real Madrid-it, Sergio Reguilon, i cili momentalisht është huazim te Sevilla, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” kërkojnë 20-25 milionë euro për spanjollin.

Thuhet se gjiganti italian synon të nis negociatat, mirëpo duhet të garojnë me Chelsea-n.

Chelsea që disa muaj është duke e vëzhguar lojtarin dhe mbesin të interesuar, pavarësisht që s’kanë bërë ndonjë ofertë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme