Napoli si ndahet Chiesas, bënë ofertë për të

20:31 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka bërë një lëvizje duke ofruar 40 milionë euro për talentin e Fiorentinas, Federico Chiesa.

20-vjeçari ka kapur syrin e klubeve kryesore rreth Italisë dhe Evropës me paraqitjet e tij brilante për klubin Viola këtë sezon.

Ai kohëve të fundit nënshkroi një kontratë për të qëndruar me klubin e tij të lindjes deri në vitin 2022, duke këmbëngulur se Fiorentina janë ‘një klub i madh’ dhe se është një ‘nder’ të vesh fanellën e Violës.

Megjithatë, mediumi Il Mattino pretendon se kjo nuk do ta shtyjë presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, të mos bëjë një ofertë për lojtarin, i cili është një reprezentues i Italisë U21.

Sipas gazetës italiane, shefi i Napolit po kërkon të nënshkruajë lojtarë të rinj italianë të uritur për trofe dhe fitore.
Kjo vjen pasi De Laurenttis është kërkimin e tij për të fituar Scudetton e parë nën drejtimin e klubit, duke ndalur edhe dominimin e Juventusit.

Raportet e tjera pohojnë se skuadra nga San Paolo është gjithashtu në prag të sigurimit të nënshkrimit me sulmuesin e Bolognas, Simone Verdi.

Napoli thuhet se për Chiesan ofron 40 milionë euro, ndërsa për Verdin plot 25 milionë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme