Pas shkëlqimit të Elseid Hysajt, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli.
Mediat italiane, pranë klubit napolitan, raportojnë se 22 vjeçari, i cili aktivizohet tek Herenven në kampionatin holandez, është në listën e dëshirave të klubit të Napolit duke hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë këtij tregu të transferimeve.
Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, e ka ndjekur Zenelin gjatë gjithë sezonit dhe për të ai është një lojtar tepër i vlefshëm, transmeton PanoramaSport.
Në sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar realizoi gjashtë gola dhe pesë asiste në 29 takime si titullar.
Herenveni e mbylli këtë sezonin në vendin e nëntë në renditje.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola