Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka zbuluar se ata kanë refuzuar një ofertë 100 milionëshe nga një skuadër në Premierë Ligë për Kalidou Koulibalyn.
Mbrojtësi i Senegalit, Koulibaly shkëlqeu te Napoli që rivalizoi ashpër Juventusin në garën për titull në Serie A sezonin e kaluar, megjithëse në fund dështuan, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/en_sscnapoli/status/1021827798762225664
Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur tri ndeshje në Kampionatin Botëror për vendin e tij, ka qenë një shënjestër afatgjate e Chelseat dhe Manchester United.
Chelsea ka emëruar ish trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, si një zëvendësues të Antonio Contes dhe tashmë ai ka nënshkruar me Jorginhon nga ‘Partenopei’.
Megjithatë, De Laurentiis ka insistuar se Koulibaly nuk do të largohet nga Napoli.
“Është e vërtetë, ne kishim një ofertë 100 milionëshe nga një klub në Premierë Ligë për Koulibalyn, por ne nuk jemi në negociata për shitjen e tij”, ka thënë De Laurentiis për ‘Radio Kiss Kiss’.
“Ai është shumë person i mirë dhe ne asnjëherë nuk kishim probleme me të”
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj