Disa media kanë shkruar se Napoli i ka refuzuar ofertat nga Atletico Madrid dhe Olympique Marseille për Arkadiusz Milik, derisa sulmuesi nuk dëshiron që të transferohet në Fiorentina.
Napoli kërkon s’paku 15 milionë euro për ta shitur sulmuesin, i cili do të jetë lojtar i lirë kur i skadon kontrata e tij më 30 qershor.
Sipas Calciomercato.it, RMC Sport dhe gazeta spanjolle AS, Napoli e ka informuar kompaninë e Milik për propozimet e hedhura poshtë për shkak se ofertat kanë qenë shumë të vogla.
Atleti ka përgatitur një ofertë prej 6-7 milionë euro për polakun, derisa Marseille nuk do të jep 15 milionë euro për të.
I vetmi klub që është i gatshëm për të ofruar kaq para është Fiorentina, por Milik nuk dëshiron ti bashkohet një skuadre që është në pjesën e dytë të tabelës në Serie A.
Milik është ngrirë nga skuadra për tërë sezonin pasi që refuzojë të nënshkruar kontratë të re apo të pranojë transfer në skuadra të caktuara. /GazetaExpress/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë