Edhe pse Paris Saint-Germain thuhet se është i interesuar ta rikthejë atë në Ligue 1 këtë verë, sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen mund të bëhet ylli i fundit që do të transferohet në Arabinë Saudite.
Sipas L’Equipe, kampionët e Serisë A kanë refuzuar dy oferta nga Al-Hilal për nigerianin – e para me vlerë 120 milionë euro dhe e dyta që rritet në 140 milionë euro, transmeton Arbresh.info.
24-vjeçari, i cili shënoi 31 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e klubit saudit.
Napoli pret një shumë edhe më të lartë për të ndarë rrugët me golashënuesin e tyre më të mirë sezonin e kaluar, ndërkohë që shpreson se ai gjithashtu mund të zgjasë kontratën e tij në Campania.
Megjithatë, pas bërjes së dy ofertave në orët e fundit, Al-Hilal – të cilët në fillim të këtij muaji ishin të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të sjellë Kylian Mbppe – pritet të dërgojnë një ofertë të tretë menjëherë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...