Napoli po planifikon ta shpërblejë Amir Rrahmanin pas sigurisë që po e shfaq futbollisti kosovar në zemër të mbrojtjes.
Mediat italiane raportojnë se qendërmbrojtësi kosovar shumë shpejt mund ta vazhdojë kontratën me klubin italian.
Përfaqësuesi kosovar ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2024, por “Corriere dello Sport” raporton se klubi nga Serie A e ka bërë gati një kontratë afatgjate, të cilën do t’ia prezëntojë lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.
Napoli po planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm, por edhe t’i “blindojë” lojtarët që i konsideron si të rëndësishëm.
E njëri prej tyre pa dyshim se është edhe ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës, i cili së bashku me Kalidou Koulibalyn e përbën njërën prej mbrojtjeve më të mira në Serie A.
Krahas Rrahmanit, Napoli synon ta vazhdojë kontratën edhe me qendërmbrojtësin tjetër, Juan Jesus dhe me portierin Meret.
Ditë më parë u spekulua se interesim për Rrahmanin ka shfaqur gjiganti britanik, Manchester United.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...