Google ADS

Napoli po mendon transferimin e Januzaj si pasues të Insignes

13:34 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Kapiteni napolitan do të jetë lojtar i lirë në verë dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në MLS, tek skuadra kanadeze, Toronto.

Drejtuesit e klubit italian kanë filluar punën për të gjetur pasuesin e 30-vjeçarit dhe po stufojnë lojtarë të ndryshëm. Një nga emrat që pëlqehet nga trajneri, Luciano Spalleti është anësori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.

Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Real Sociedad që nga viti 2017, këtë sezon numëron katër gola e tre asistime dhe kontrata me klubin spanjoll përfundon në verë.

“Voetbal 24” raporton se Januzaj pritet të zbarkojë me parametra zero te Napoli në fund të sezonit dhe për të qenë ai pasuesi i Insignes.

26-vjeçari ka luajtur më parë me klubi si Manchester United, Dortmund dhe Sunderland përpara se të transferohej në La Liga./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme