Sulmuesi kryesor Victor Osimhen ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave të gjelbërta për disa kohë.
Lëndimin e sulmuesit e ka konfirmuar edhe vet skuadra e Napolit, shkruan Arbresh.info.
Nigeriani kishte çaluar në ndeshjen e kombëtares së tij ndaj Arabisë Saudite, ku ndeshja përfundoi 2-2.
Ndërsa në deklaratën e klubit të Napolit bëhet e ditur se ai ka pësuar një lezion të shkallës së mesme të bicepsit femoris në kofshën e tij të djathtë.
Ai pritet të mungojë së paku në tri ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Napolit.
Teksa Sky Sport Italia ka bërë të ditur se koha e zakonshme e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi është zakonisht rreth katër deri në gjashtë javë.
Rudi Garcia nuk mund të llogarisë në sulmuesin nigerian në ndeshjen ndaj Hellas Veronës në Serie A, po ashtu edhe ndaj Union Berlinit në Ligën e Kampionëve dhe derbin ndaj Milanit në Serie A./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...