Gjatë merkatos së verës, Cristiano Ronaldo është lidhur me një largim të mundshëm nga Manchester United dhe raportime të shumta e lidhnin lojtarin edhe me një kalim të mundshëm te Napoli.
Megjithatë, raportimet e fundit nga Ben Jacobs i ‘CBS Sports’, zbulojnë një situatë më ndryshe.
Drejtori i Napoli, Giuntoli i ka bërë të ditur gazetarit se Napoli s’ishte kurrë afër nënshkrimit me lojtarin.
“Nuk kishte asgjë të vërtetë. Ne kemi raporte të shkëlqyera me Mendes, por s’kishte asgjë konkrete”, ka thënë Giuntolli.
“Më vjen keq të them por ne s’kemi qenë kurrë në negociata me Manchester United”, shtoi tutje ai.
Ronaldo në fund të meraktos “vendosi” të qëndronte te skuadra e Man United, pasi nuk pati ndonjë ofertë për të. Ndeshjet e para të sezonit, portugezi që ka fituar pesë herë Topin e Artë po i nis nga stoli.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS