Google ADS

Napoli mund ta humbas Koulibalyn, tri skuadrat e mëdha angleze pas tij

12:25 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Kalidou Koulibaly është njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në Itali.

Mbrojtësi senegalez është duke kaluar nëpër një formë fantastike në dy edicionet e fundit me Napolin.

E forma e tij e mirë ka bërë që për të të interesohen skuadrat më të mëdha angleze.

E përditshmja angleze ‘Daily Mirror’, ka raportuar se Koulibaly është dëshirë e tri skuadrave elitare në Angli.

Chelsea, Manchester United dhe Arsenal janë ekipet që e duan me çdo kusht transferimin e senegalezit.

Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea e kishte kërkuar mbrojtësin edhe vitin e kaluar por që oferta e tyre prej 60 milionë eurove ishte refuzuar nga Napoli.

E rivali lokal i Chelseat, Arsenali javë më parë kishte dërguar vëzhgues në Napoli për ta parë nga afër mbrojtësin në sfidën ndaj RB Leipzig.

Napoli nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat nën 80 milionë euro për mbrojtësin e tyre qendror.

Mbetet të shihet nëse Koulibaly do të thyej rekordin e Virgil Van Dijk që është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori ku Liverpool pagoi 78 milionë euro.

Kontrata aktuale e Koulibalyt me Napolin përfundon në qershorin e vitit 2021. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme