Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka bërë të qartë interesimin e klubit në nënshkrimin me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Ibrahimovic do të jetë i lirë kur kontrata e tij në Los Angeles Galaxy të skadojë në dhjetor pas dy sezoneve gjatë të cilave ka shënuar 52 herë për skuadrën nga Kalifornia, transmeton portali arbresh.info.
Suedezi ka një eksperiencë të mirë në Serie A pas kohës së shpenzuar te Juventusi, Interi dhe AC Milani.
Duke folur në lidhje me këtë temë, De Laurentiis ka thënë për Sky Sports:
“Ibrahimovic është një shok i imi, jam takuar me të në Los Angeles jo si një futbollist por si një person normal sepse ne ishim në të njëjtin hotel”
“E kam ftuar për darkë me gruan e tij dhe fëmijët dhe kemi kaluar një kohë të mrekullueshme. Do të doja të shihja atë në ngjyrat e Napolit, është më shumë se një sugjerim dhe varet nga ai. Ka pasur bisedime për disa muaj deri tani”
Raportet sugjerojnë se Bologna ka shtruar një kontratë gjashtë mujore për Ibrahimovicin, i cili është një shok i mirë me trajnerin Sinisa Mihajlovic.
32-vjeçari ka thënë gjithashtu se do të ishte i hapur për rikthim në Serie A gjatë afatit kalimtar në janar./arbresh.info/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri