Google ADS

Napoli i rikthehet fitoreve, mposhtë Roman (VIDEO)

16:57 | 4 Mars 2017
Arbresh Info

Pas dy disfata të pësuara radhazi, Napoli i është rikthyer fitoreve në ndeshjen e xhiros së 27 në Serie A kundër Romas.

Skuadra e Maurizio Sarit ka fituar me rezultat 1 me 2 në takimin e zhvilluar si mysafirë në “Stadio Olimpiaco”, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi qendror Dries Mertens (26′)(50′) ishte autori i dy golave të shënuara nga skuadra e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Nikoqirët shënuan golin e vetëm në minutën e 89′ të ndeshjes përmes Kevin Strooman.

Pas kësaj ndeshje, Napoli me 57 pikë i afrohet Romas në pozitën e dytë me 59 pikë, shtatë më pak se lideri – Juventusi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme