Napoli i interesuar për mesfushorin e Arsenalit

20:13 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Napolit, Gennaro Gatuso dëshiron të bëjë disa transferime në afatin e janarit.

Sipas Calciomercato, klubi italian është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira, transmeton portali arbresh.info.

23-vjeçari ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2023, mirëpo nuk është i lumtur pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje të plota këtë sezon.

Pos tij, “Napolitanët” kanë interesim për mesfushorin e Genk, Sander Berge dhe mesfushorin e Celta Vigo, Stanislav Lobotka./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme