Google ADS

Napoli i gatshëm t’ia trefishoj pagën Verdit

21:52 | 9 Janar 2018
Arbresh Info

Napoli është i gatshëm t’ia trefishoj pagën aktuale Simone Verdit te Bologna në mënyrë për të bindur atë që t’i bashkohet atyre këtë janar.

Anësori i zhdërvjelltë është shënjestra kryesore e trajnerit Maurizio Sarri dhe besohet se Bologna është e përgatitur për të shitur atë për 24 milionë, por lojtari është i pasigurtë me transferimin në mes të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘CalcioNapoli24‘, oferta në tavolinë për të biseduar me Vertin rreth një transferimi është katër vjeçare me opsionin për pesë vite.

Paga e tij do të jetë 1.7 milionë euro në vit dhe duke përfshirë bonuset kalon në 2 milionë euro.

Verdi aktualisht fiton vetëm 650 mijë euro në vit te Bologna nën kontratën që është e vlefshme deri në qershor të 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme