Napoli fiton derbin ndaj Milanit

22:40 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Napoli ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Milanit në derin e xhiros së 13-të  të Seria A duke fituar 2 me 1.

Skuadra e Muarrizo Sarrit ishin shumë më të mirë në çdo aspekt të ndeshjes duke dominuar në posedim të topit dhe në raste konkrete për gol.

Napolitanët kaluan në epërsi në minutën e 33, pas një super askioni të ndërtuar.

Mesfushori Jorginho e gjeti për mrekulli sulmuesin italian Lorenzo Insigne, i cili e dërgoi topin në rrjetën e Donnaruams pa ndonjë problem.

Futbollistët e Montellas tentuan të barazojnë rezultatin në pjesën e parë por nuk ia arritën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0.

Pjesa e dytë ishte po thuajse e njëjtë me të parën, pasi vendasit vazhduan me ritmin e njëjtë të lojës që skuadra e Milanit nuk i rezistonte.

Goli i dytë u shënua në minutën e 73 nëpërmjetë mesfushorit Piotr Zienlinski, i cili u asistua nga Drei Mertens.

Milani krejt në fund shënoi nëpërmjetë mbrojtësit italian, Andrea Romagnoli, i cili shënoi një supergol për rezultatin përfundimtar 2 me 1.

Napoli me këtë fitore vazhdon të jetë lider në Seria A me 35 pikë pas 13 xhiros ndërsa Milan mbetet në pozitën e shtatë me 19 pikë.

Vlen të theksojmë se Milan ka humbur të gjithë derbit e zhvilluar në këtë sezon. /arbresh.info/

https://streamable.com/y5ho4

https://streamable.com/m3nou

https://streamable.com/zwuxj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme