Pas fitores ndaj Lazios javën e kaluar, gjiganti italian vazhdon shpresat për kualifikim direkt në Ligë të Kampionëve me fitoren ndaj Udineses.
Napoli ka siguruar tre pikë në ndeshjen e xhiros së 32 në Serie A të zhvilluar si nikoqir në stadiumin ‘Stadio San Paolo’ që përfundoi me rezultat të thellë 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Golat nga Mertens (47′), Allan (63′) dhe Callejon (72′) i siguruan fitoren skuadrës së Maurizio Sarrit, e cila vazhdon garën për pozitën e dytë në Serie A.
Pas pesë ndeshjeve pahumbje, kjo është disfata e parë e Udineses derisa Napoli vazhdon të mbetet i pamposhtur në 33 nga 35 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Napoli qëndron në pozitën e tretë me 70 pikë, dy më pak se Roma dhe 10 më pak se Juventusi në krye të tabelës, ndërsa Udinese qëndron në pozitën e 11 me vetëm 40 pikë./arbresh.info
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...