Napoli e ka mundur me rezultat 0-3, Liverpoolin në Skoci Ishte një ndeshje që u dominua nga Liverpooli, por Napoli doli fitues
Jo gjithëherë dominimi dhe mundësitë për të shënuar gol dalin fitimtar në një ndeshje.
E tillë ishte miqësorja sot në mes të Liverpoolit dhe Napolit, e cila u zhvillua në Skoci. Liverpooli e nisi këtë ndeshje pa shumë lojtarë kryesor, pa treshen sulmuese Mane, Salah dhe Firmino.
Kampioni i Europës pati më shumë posedim në këtë ndeshje, por edhe mundësi për shënim, por Napoli e përfundoi ndeshjen me tre kundër sulme, kreator i të cilëve ishte sulmuesi italian Insigne.
Ishte minuta e 17 ku Insgine depërtoi nga krahu i djathtë dhe kaloi pothuajse gjysmën e fushës dhe nga vija e 16 metërshit shënon një gol të bukur.
Napoli shënon edhe golin e dytë, pothuajse në të njëjtën mënyrë, me anë të një kundërsulmi klasik.
Insigne prapë ishte kreator i këtij goli, i cili pas depërtimit në krahun e djathtë, pason për Milik i cili shënon në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë, prapë ishte Liverpool që sulmonte por Napoli vazhdimisht kalonte në kundërsulme të cilat rezultonin të rrezikshme.
I tillë ishte edhe sulmi në minutën e 52-të.
Insigne prapë depërton, arrin deri në zonë, godet topin të cilin e mbron Mignolet por topi i kthyer shkon te Amin Aunas që shënon golin e tretë.
Kjo është ndeshja e fundit parasezonale e Liverpoolit, kurse javën tjetër ata do të përballen me Manchester City për superkupën e Anglisë. /express
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...