Napoli ka bërë një tjetër hap prapa në Serie A.
Në stadiumin ‘San Paolo’, Napoli nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 me Torinon.
Napoli e nisi më mirë takimin, ndërsa në minutën e 25’ shënoi golin e epërsisë me anë të Mertens.
Mysafirët nga Torino, barazuan me të filluar pjesa e dytë në 1:1 me golin e shënuar nga Baselli.
Hamsik në minutën e 71’, riktheu epërsinë e Napolit, por skuadra e Sarrit nuk arriti ta ruante epërsinë, me Torinon që barazoi përmes De Silvestrit në minutën e 73’.
Me këtë barazim, Napoli mbetet gjashtë pikë larg Juventusit, pothuajse pa shpresa për titull të kampionit.
Në ndeshjen tjetër, Lazio ka barazuar 1:1 me Atalantën, për të rihapur garën për vendin e katërt, ku rrezikohet nga Interi.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...