Corriere Dello Sport ka bërë një përllogaritje të vlerës që 26 lojtarëve të Napolit, që shkon në total 497 milionë euro.
Skuadra e Napolit kryeson me meritë kampionatin italian, edhe pse në organikën e saj nuk janë futbollistët më të shtrenjtë në Serinë A.
Në prag të përballjes me Juventusin në “San Paolo”, Corriere Dello Sport ka bërë një përllogaritje të vlerës që 26 lojtarëve të Napolit, që shkon në total 497 milionë euro.
Në fakt, më shumë se ¾ e kësaj shifre vlerësohen vetëm 7 elementët kryesorë, ku përfshihet edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, përcjell “Supersport.al”.
Kartoni i 23-vjeçarit vlerësohet 25 milionë euro, aq sa i Jorginhos. Më të shtrenjtë se shkodrani janë Dries Mertens (28 milionë euro), Faouzi Ghoulam (30 milionë euro), Arkadiusz Milik (33 milionë euro), Marek Hamsik (40 milionë euro), Kalidou Koulibaly (54 milionë euro) dhe në majë qëndron Lorenzo Insigne, që kushton 100 milionë euro.
Më pak i vlefshëm konsiderohet Christian Maggio me vetëm 1 milion euro. /Supersport.al/
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...