Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysajt, ka zbuluar se klientit të tij i ishte ndaluar transferimi te Chelsea këtë verë.
Hysaj ndjeku trajnerin aktual të “Bluve”, Maurizio Sarrin, nga Empoli te Napoli në vitin 2015 dhe aty është bërë njëri nga lojtarët favorit si dhe ka siguruar besimin e të gjithëve në San Paolo, transmeton portali arbresh.info.
24-vjeçari është përfolur gjithashtu për transferim së bashku me Sarrin te Chelsean, përfshirë këtu edhe mesfushorin Jorginho.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka qenë nën presion këtë sezon për shkak të rënies së formës së tij.
Megjithatë, agjenti Mario Giuffreddi ka mbrojtur klientin e tij dhe ka zbuluar se skuadra në Serie A bllokoi ëndrrën e tij për kalim në Londër.
Hysaj dëshironte t’i bashkohej Chelseat, por Giuffredi shpjegoi se ishte e pamundur pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk dëshironte të bënte marrëveshje meqenëse i lejoi gjithashtu Jorginhos t’i bashkohet Sarrit në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
“Këta që e kritikojnë atë ndoshta nuk bëjnë kurrë gabime, por ne jemi njerëz të thjeshtë”
“Nëse nuk do të ishte ajo klauzolë, ai ndoshta do të shkonte te Chelsea këtë verë”
“Njerëzit harrojnë se ai ishte njëri nga dy apo tre mbrojtësit qendror më të mirë në Evropë sezonin e kaluar”
“Më pas duhen dy apo tri ndeshje për të që të kthehet në një gomar”
“Unë gjithmonë e përsëris që të flasin të gjithë dhe më pas të përgjigjem në fushë”
Chelsea ka kaluar në sistemin 4-3-3 me Cesar Azpilicuetan që shfrytëzohet si mbrojtës i krahut të djathtë derisa Victor Moses qëndron në bankinë.
“Blutë” përballen me Manchester United në Stamfrod Birdge pas pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008