Napoli bën llogaritë kur shpallet kampion

13:39 | 14 Shkurt 2023
K.B

Me barazimin e Inter-it mbrëmë në “Marassi”, Napoli mban në distancë sigurie, +15, vendin e dytë të renditjes.

Një fakt i bujshëm në këtë moment të sezonit, një rekord që e nis skuadrën e Spallettit drejt kampionatit të tretë në histori, aritmetikisht 12 fitore nga festa me 16 javë në dispozicion.

Tani nuk është më ‘nëse’, por ‘kur’ do të arrijë titulli dhe shumë në qytet kanë filluar të rrethojnë një datë të caktuar me të kuqe në kalendar: 7 maj, kur Fiorentina do të arrijë te Maradona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme