U mendua se prezenca në Ligën e Evropës do ta pengonte Skënderbeun që të kishte ecuri pozitive në kampionat dhe rivalët për titullin në Superiore mund të përfitonin nga ky fakt.
Mirëpo duket se kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet e zhvilluara në fundjavë dhe të enjten u kanë dhënë më shumë forcë korçarëve për të mos u ndalur.
Pas tetë javësh kampionat, e shohin veten në krye dhe të shkëputur 5 pikë nga ndjekësi më i afërt. 22 pikë të grumbulluara, 7 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Me këtë ecuri, ekipi i Ilir Dajës ka një mesatare pikësh 2.75 për ndeshje, që e rendit mes skuadrave më të mira në Evropë.
Vetëm gjigantët si Napoli, Siti dhe Barcelona kanë arritur të bëjnë më mirë se ekipi shqiptar. Kjo gjë, vetëm për faktin që kanë luajtur më shumë ndeshje sepse statistikat thuajse i kanë të njëjta, vetëm 1 barazim dhe 0 humbje.
“Panorama Sport” ka analizuar ecurinë e skuadrave në kampionatet kryesore në Europë dhe në ato të rajonit. Nga përllogaritjet rezulton se ekipi i Skënderbeut renditet i treti në Europë, duke lënë pas edhe gjigantët si Bajerni, PSG-ja, PSV-ja apo edhe të tjera.
Sigurisht që skuadrat e tjera të mëdha, që janë më keq se Skënderbeu, janë të shumta, por në analizë janë marrë vetëm ekipet kryesuese të këtyre kampionateve. Në 8 ndeshje të luajtura, korçarët kanë arritur të grumbullojnë 22 pikë, çka do të thotë një mesatare prej 2.75 pikësh. Më mirë sesa ekipi bardhekuq ka bërë vetëm Napoli, Barcelona dhe Manchester City.
Skuadra e Hysajt ka arritur të marrë 31 pikë në 11 ndeshje duke pasur mesataren më të lartë në Europë (2.81 pikë). Pas italianëve renditen Barcelona dhe Mançester Siti. Të dy kryesuesit në Angli dhe në Spanjë kanë 2.8 pikë mesatarisht për ndeshje. PSGja dhe Bajerni kanë bërë më shumë ndalesa dhe për këtë fakt renditen më poshtë sesa të tjerët.
Pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë në aspektin e nivelit me kampionatet e tjera, statistikat i japin Skënderbeut një tjetër meritë në aspektin e mbrojtjes.
Nga gjashtë kampionatet kryesore të Europës, korçarët kanë mbrojtjen e dytë më të mirë. Ata kanë pësuar vetëm 5 gola, ndërkohë që në krye qëndron Barcelona me 3 të pësuar.
Nga ekipet që kryesojnë kampionatin, Citi ka pësuar 6, Bayerni 7, Napoli dhe PSG-ja nga 8 gola.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...