Napoli synon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë ka arritur marrëveshje me Veronan për Marash Kumbullën.
Shuma e marrëveshjes është 20 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Pas Amir Rrahmanit edhe një shqiptar tjetër do t’i mbrojë ngjyrat e Napolit, por nuk dihet ende, se a do të bashkohet me klubin tani, apo në qershor.
Për këtë pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit napolitan dhe agjentin e lojtarit, shkruan gazetari Gianluca di Marzio.
Klubi i Napolit që ka marrëveshje me Veronan, por jo me lojtarin, në ditët në vijim pritet të paraqesë projektin teknik dhe ekonomik për Kumbullën.
Napoli po punon edhe për blerjen e sulmuesit Andrea Petagna, për të cilin kanë bërë ofertë prej 22 milionë eurove.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...