Google ADS

Napoli – AC Milan, formacionet e mundshme

16:25 | 25 Gusht 2018
Arbresh Info

Napoli është i pamposhtur nga AC Milani në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A (pesë fitore, dy barazime).

Fitorja e fundit e AC Milanit kundër Napolit në stadiumin San Paolo ka ndodhur në tetor të vitit 2010 dhe që nga atëherë Napoli ka fituar pesë herë dhe ka barazuar vetëm dy herë, transmeton portali arbresh.info.

Që nga fillimi i vitit 2018, asnjë skuadër në Serie A nuk ka fituar më shumë ndeshje në shtëpi sesa Napoli (tetë, aq sa edhe Juventusi).

AC Milani ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e tyre si mysafirë në ligë që nga fillimi i këtij vitit (pesë fitore, tri barazime). “Rossonerët” kanë shënuar në çdo ndeshje të zhvilluar në këtë kohë.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka bërë më shumë se 420 ndeshje si trajner i AC Milanit në të gjitha kompeticionet. Ai do të përballet me “Rossonerët” për të dhjetën herë në Serie A./arbresh.info/

Formacionet e mundshme:

Napoli: Karnezis; Hysaj, Albiol, Koulibaly,  Mario Rui; Allan, Hamsik, Zielinski; Callejon, Milik, Insigne.

Milan: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bakayoko; Suso, Higuain, Bonaventura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme