Sipas raporteve, Nantes ka kërkuar tarifën prej 15 milionë funtave nga Cardiff City për sulmuesin Emiliano Sala.
Sulmuesi 28-vjeçar ishte në bord të avionit Piper Malibu N264DB, i cili u zhduk mbi bregdetin Guernsey më 21 janar, transmeton portali arbresh.info.
Mbetje të avionit që po barte Salan dhe pilotin David Ibbotson janë gjetur në fund të Kanalit të Anglisë, ndërkohë që një trup është parë në pamjet e nxjerra nga kamerat nën ujë.
Sala ishte transferuar më 10 janar nga Cardiff City për një tarifë rekorde për klubin, por bazuar në një raport nga BBC, klubi në Premierë Ligë ka tërhequr pagesën e parë të paraparë për të bërë deri kur ata të jenë të “kënaqur me dokumentet”.
Tani, BBC raporton gjithashtu se Nantes janë duke kërcënuar me hapje të procedurave ligjore në rast se ata nuk pranojnë pagesën e parë nga Cardiffi brenda 10 ditëve./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...