Google ADS

Nani tregon se si e bindi Bruno Fernandes t’i bashkohej Man. United

08:57 | 15 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ish-anësori i Manchester United, Nani, ka zbuluar rolin e tij në bindjen e bashkëkombasit të tij, Bruno Fernandes për t’u transferuar te Manchester United.

Fernandes ka “lulëzuar” me “Djajtë e Kuq” që kur u transferua në “Old Trafford” nga Sporting Lisbona për 55 milionë euro në janar të vitit 2020.

Nani di gjithçka nga talentet e 27-vjeçarit nga koha e tyre së bashku në “Estadio Jose Alvalade” disa sezone më parë dhe vlerëson ndërhyrjen e tij për t’u siguruar që mesfushori të refuzoj interesimin nga Manchester City dhe Tottenham Hotspur.

Nani, i cili tani luan për skuadrën e MLS, Orlando City, në një intervistë për “Athletic” tha se ishte ai që e bindi të transferohej Fernandesin në Angli.

“Isha i pari që i tashë atij se duhet të shkojë në Angli. Nëse vendos të shkojë në Angli, mund të zgjedhë Man United, do të ishte gjëja më e mirë për të”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Portugalisë.

“Ishte qesharake sepse disa muaj më vonë, kur shkova në Orlando, pashë lajmet dhe i dërgova mesazh sepse po shihja Manchester Cityn, Manchester United dhe Tottenham që luftonin për të dhe i thashë: “Nëse duhet të shkosh, ti zgjidh Man. United, është më e mira”.

Fernandes shënoi golin e tij të parë me “Djajtë e Kuq” në ndeshjen e tij të katërt për ta kundër Watford në shkurt të vitit 2020.

Në total, ai ka shënuar 44 gola dhe ka kontribuar me 33 asistime në 96 paraqitje për United në të gjitha garat deri tani, duke qenë edhe një nga mesfushortë më të mirë sulmues në Premier League./Arbresh.info

Të ngjashme