Google ADS

Nainggolan refuzon transferimin te Atletico

15:28 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Radja Nainggolan ka vendosur të ardhmen e tij te Roma pasi trajneri i Atletico Madridit, Deigo Simeone, publikisht shprehi admirimin e tij për mesfushorin.

Simeone u ka thënë gazetarëve që mesfushori belg “do të ishte një lojtar i jashtëzakonshëm për ne”, por 29-vjeçari ka hedhur poshtë këtë raporte, transmeton portali arbresh.info.

“E kam thënë edhe më parë se kam vendosur për të qëndruar këtu vitin e kaluar dhe këtë vit jam i kënaqur që përfaqësoj këtë klub”, ka thënë Nainggolan për ‘Mediaset’.

“Kam gjithçka që më duhet për të qenë i lumtur këtu”

“Është kënaqësi që jam kapiten sepse para meje kanë qenë Francesco Totti, De Rossi dhe Florenzi – të gjithë lojtarë të mëdhenj”

“Unë gjithmonë përpiqem për t’i dhënë diçka skuadrës, me apo pa shiritin e kapitenit. Nuk dua të ndryshoj klubin, nuk kam arsye”, shtoi ai.

29-vjeçari ka realizuar dy herë brenda 11 paraqitjeve këtë edicion në Serie A./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme