Google ADS

Nainggolan debuton këtë vikend te Interi

21:11 | 23 Gusht 2018
Arbresh Info

Radja Nainggolan pritet të debutojë te Interi këtë vikend në ndeshjen kundër Torinos.

Pasi mungoi në takimin e parë të sezonit për shkak të lëndimit, duket se Radja Nainggolan do të rikthehet në takimin e së dielës kundër Torinos, transmeton portali arbresh.info.

Nainggolan tashmë ka marrë vëmendje pas transferimit nga Roma te “Nerazzurrët” pasi është parë në një klub nate në Bergamo, para ndeshjes kundër Sassuolos të dielën e kaluar.

Të mërkurën, Nainggolan u rikthye në mëngjes në palestër dhe mori për herë të parë pjesë në stërvitje gjatë pasdites.

Nainggolan ka bërë 31 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar te Roma duke shënuar katër herë për “Giallorossët”.

Mesfushori belg iu bashkua Interit për 38 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme