Radja Nainggolan ka befasuar me deklaratën e tij për të ardhmen te kombëtarja e Belgjikës.
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, ka thënë se ai nuk do të kthehet më te Belgjika.
“Nuk do të kthehem më te kombëtarja”, tha fillimisht mesfushori belg.
“Unë e kam thënë se nëse nuk shkoj në Kupën e Botës, nuk do të luajë më, jam njeri i fjalës.
“Nëse ata e ndryshojnë trajnerin në vitet e ardhshme, përgjigja ime do të jetë sërish jo. Kur e vendosi në mendjen time, atëherë qëndron aty.
“Sa herë që zhvillohen ndeshjet nacionale, unë marr katër apo pesë ditë pushim, andaj jam shumë i lumtur, pasi jam më afër familjes”, ka shtuar më tej Nainggolan.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...