Bayern Munich u përkujdes për befasinë më të madhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve, por në aspektin negativ.
Gjiganti evropian është eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku përballë kishin skuadrën spanjolle Villarreal.
Bavarezët u mposhtën në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, derisa në të kthimit barazuan 1-1 për tu eliminuar nga gara më e madhe evropiane për klube.
Eliminimi ka lënë shije të keqe te tifozët e Bayernit, të cilët kanë fajësuar trajnerin gjerman Julian Nagelsmann për këtë.
Në një prononcim për Sport Bild, Nagelsmann ka pranuar se ka marrë 450 mesazhe kërcënuese për jetën e tij, por edhe të mamasë së tij.
“Unë mund ta kaloj krizën, por situata është ndryshe kur merr 450 mesazhe kërcënuese për jetën në ‘Instagram’. Unë marrë shpesh mesazhe të tilla edhe kur fitojmë edhe kur humbim dhe nuk i lexoj ato, shoh vetëm fillimin”.
“Është e qartë se shumë persona duan të më vrasin, por tashmë ata po drejtohen edhe nga mamaja ime që nuk ka lidhje fare me futbollin dhe eliminimin. Kjo është pak e egër”.
“Por nuk merrem fare me ta. Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të duan, por duhet të mendojnë pak më shumë për ato çfarë thonë. Nuk arrij t’i kuptoj”, tha trajneri gjerman Nagelsmann.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...