Në start të xhiros së tretë të Kampionatit Evropian 2024, Gjermania nikoqire do të përballet me Zvicrën e papërshtatshme, në betejë për vendin e parë në grup, para fazës me eliminim direkt të kampionatit.
Pas dy fitoreve me një lojë të bukur dhe shtatë golave të shënuar, kombëtarja gjermane hyn në një betejë të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e vendit të parë në Grupin A. Kundërshtar i mikpritësit është Zvicra e Shaqirit, Xhakës e Jasharit, e cila ka katër pikë dhe tashmë është duke menduar për fazën tjetër.
Skuadra gjermane rriti vetëbesimin me fitoret 5-1 ndaj skocezëve dhe 2-0 ndaj hungarezëve, ndërsa Zvicra fillimisht mundi hungarezët 3-1 para se të barazonte 1-1 me Skocinë.
Rëndësia e lojës ka të ngjarë të bëjë që trajneri Julian Nagelsmann të shkojë me të njëjtën 11-she që përdori në dy ndeshjet e mëparshme. Por ai duhet t’i bëjë mirë llogaritë në vijën e mbrojtjes, sepse katër lojtarë të Gjermanisë janë nën kërcënimin e pezullimit për ndeshjen e ardhshme nëse marrin karton të verdhë, e ata janë Robert Andrich, Jonathan Tach, Antonio Rudiger dhe Maximilian Mittelstadt.
Për Zvicrën, Fabian Schar, Denis Zakaria dhe Steven Zuber janë të dyshimtë për paraqitje, por për shkak të lëndimeve.
Skuadra që do të përfundojë në krye të këtij grupi në fazën e 16-të do të luajë me vendin e dytë në grupin e përbërë nga Anglia, Serbia, Danimarka dhe Sllovenia. Kushdo që përfundon i dyti në Grupin A, do të duhet të përballet me Italinë, Kroacinë apo Shqipërinë në fazën tjetër.
Ndeshja Zvicër – Gjermani zhvillohet nga ora 21:00./rtk
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja