Julian Nagelsmann mori drejtimin e kombëtares gjermane në një moment të vështirë. Gjithsesi, puna e trajnerit 36-vjeçar po fillon të japë efektet e pritura dhe një sinjal pozitiv u dha përballë Francës.
Kundërshtar të cilin Gjermania e mposhti 0-2 në miqësoren e luajtur në Lyon të shtunën në mbrëmje.
Nagelsmann ka kontratë me katër herë kampionët e botës deri në përfundimin e Euro 2024.
Por, aventura e tij në pankinën e Kombëtares mund të zgjasë edhe më shumë, dëshirë që e shprehu vetë trajneri në deklaratën pas fitores me “Gjelat” e Deschamps.
“Jam i lumtur që Federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj me Gjermaninë edhe pas Europianit, por gjithçka varet nga oferta. Dhe nuk e kam fare për aspektin financiar”, theksoi Nagelsmann.
Die Mannschaft bën pjesë në grupin A të Europianit që do të zhvillohet në shtëpi. Grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.
Kombëtarja e Gjermanisë rikthehet në fushë të martën në një tjetër miqësore përballë Holandës në Frankfurt./ss
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut