Niklas Sule do të transferohet te rivalët kryesor të Bayern Munchen, Borussia Dortmund në verë si lojtar i lirë. Lëvizja e tij ka zgënjyer shumë tifozë bavarezë këtë javë. Për herë të parë që nga shpërthimi i lajmit, trajneri Julian Nagelsmann ka folur për këtë të premten.
Javën e kaluar, Nagelsmann tha se ishte kurioz nëse Sule do të shkonte në verë. Sigurisht, nuk pritej që ai të transferohej te Dortmundi, por trajneri nuk është vërtet i mërzitur dhe as i zgjënjyer për këtë lëvizje.
Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së Bundesligës kudër VfL Bochum, Naglemsann komentoi se është i trishtuar që Sule po largohet, por gjithashtu theksoi se kështu fuksionojnë gjërat në futboll.
“Unë kam një mendim për këtë, nuk ka të bëjë me Niki [Sule] sepse nuk jam në vendin e tij”, tha Nagelsmann.
“Jam i trishtuar që ai nuk do të jetë këtu, sepse do të kisha dashur të vazhdoja të punoja me të dhe sepse jam kujdesur për të për më shumë se dhjetë vjet. Por këto janë procese normale në futboll”./Arbresh.info
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...