Nagelsmann i preferuari për Gjermaninë

08:05 | 15 Shtator 2023
K.B

Julian Nagelsmann është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane të futbollit.

Në verën e ardhshme, në Gjermani do të zhvillohet kampionati europian.

Pancerat janë në kërkim të një trajerni të ri pasi Hansi Flik u shkarkua të dielën pas humbjes poshtëruese 4-1 në shtëpi kundër Japonisë.

Ish-sulmuesi legjendar dhe drejtori sportiv i federatës gjermane Rudi Fëler udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje të madhe kundër Francës me rezultatin 2-1 të martën.

Fëler bashkë me presidentin e institucionit te futbollit Bernd Nojndorf dhe zv/presidnetin Hans-Hoakim Vatzke janë në kërkim të teknikut të ri.

Sipas tabloidit gjerman “Bild” ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Nagelsmanit. Komunikimi i parë ka qenë në lidhje me anën financare, ndërsa 36 vjeçari shikohet si kandidati kryesor për këtë detyrë.
Nagelsman u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bajern Mynihut, edhe pse ekipi ishte në garë për titullin dhe Ligën e Kampioneve.

Në 22 muaj në stol, skuadra bavareze nën drejtimin e tij fitoi 60 nga 84 ndeshje, duke udhëhequr ekipin në fitimin e titullit dhe të dy Super Kupave të Gjermanisë.

Kontrtata e tij me Bajernin vazhdon deri në 2026, ndërsa paguhet 8 mln euro në sezon. Federata gjermane e futbollit nuk është e gatshme që të paguajë një rrogë të lartë, dhe ulja në stolin e përfaqësueses varet nga vullneti i Nagelsman./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme