Rafael Nadal, “Perandor” në Romë. Tenisti spanjoll triumfoi 2-1 në finale ndaj gjermanit Alexander Zverev, duke fituar për herë të tetë në karrierë turneun e kryeqytetit italian.
Nadal e ngriti pas 5 vitesh këtë trofe pas një përballjeje spektakolare që u kushtëzua edhe nga reshjet e shiut. Ky është titulli i 56-të i fituar nga spanjolli në fushat me dhe të kuq dhe i 78-ti në karrierë, që e kthen në majën e renditjes botërore.
Në setin e parë Nadal ishte i papërmbajtshëm, duke e mundur rivalin e tij në vetëm 33 minuta lojë. Vetëm një gejm i fituar nga Zverev në të parin, por talenti gjerman u shfaq me prepotencë në të dytën, duke i kthyer reston spanjollit me të njëjtin rezultat 6-1.
Seti final nisi shumë më mirë për Zverer, që e theu në shërbim Nadalin që në gejmin e parë, duke krijuar një avantazh të ndjeshëm 1-3, por pikërisht në gejmin e pestë erdhi kthesa e spanjollit duke fituar 5 geje radhazi dhe thyer dy herë në shërbim kundërshtarin për rezultatin përfundimtar 6-3 dhe duke fituar finalen 2-1 me sete, raporton SS.
Nadal konfirmohet mace e zezë për Zverer, që i ka humbur të pesta përballjet direkte mes tyre dhe që në Romë detyrohet në ndërpresë serinë prej 13 fitoresh radhazi.
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...
Mihaila: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën, shpresojmë që t...
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...