Rafael Nadal ka triumfuar ndaj Dominic Thiem (7-6, 6-4) në finalen e Madrid Open për ta fituar titullin e pestë të karrierës në këtë turne dhe është ngritur në katër vendet e para të renditjes së tenistëve.
Në këtë mënyrë, spanjolli regjistroi tre tituj radhazi, pas triumfeve edhe në Barcelona Open dhe Monte Carlo Masters, derisa rekordi i tij në terrene me dhe për këtë vit është ngritur në 15-0.
Të hënën, 30-vjeçari do të konfirmohet si numri katër i tenisit botëror duke e zhvendosur më poshtë fituesin e 18 titujve Grand Slam, Roger Federer.
Me këtë triumf, ai e ka barazuar rekordin me Novak Djokovic (të cilin e eliminoi në gjysmëfinale) me 30 tituj ‘ATP World Tour Masters 1000’.
Tash i mbetet të përgatitet për French Open që fillon më 22 maj, ndërsa Nadal e ka fituar atë turne nëntë herë gjatë karrierës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...