Teniseri spanjoll, Rafael Nadal njoftoi tërheqjen e tij nga ky sport këtë të enjte.
Në një video të postuar në rrjete sociale spanjolli, Rafael Nadal ka dhënë lajmin se po tërhiqet nga tenisi, shkruan Arbresh.info.
Ai pati një lëndim të rëndë këto dy vitet e fundit i cili ia pamundësoi që të rikthej në formën e tij të dikurshme më asnjëherë.
“Jam këtu për të njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishin vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk isha në gjendje të luaja pa kufizime. Është pa dyshim një vendim i vështirë, që më mori pak kohë për ta marrë, por në këtë jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, ka thënë ndër të tjera Nadal.
38-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij ka triumfuar dy herë në “Australian Open” dhe “Wimbeldon” katër herë fitoi në “US Open” kurse pati edhe 14 titutj të “French Open”.
Spanjolli po ashtu ishte fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 2008.
Ai ka bërë të ditur se turneu i Malagës do të jetë i fundit për të në karrierë, duke pushuar aktivitetin e tij profesionist./Arbresh.info
Mil gracias a todos
Many thanks to all
Merci beaucoup à tous
Grazie mille à tutti
谢谢大家
شكرا لكم جميعا
תודה לכולכם
Obrigado a todos
Vielen Dank euch allen
Tack alla
Хвала свима
Gràcies a tots pic.twitter.com/7yPRs7QrOi— Rafa Nadal (@RafaelNadal) October 10, 2024
IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët
Kompania kosovare krahason gratë me “kaçikun” e pulës, reago...
Ish-bashkëpartiaku i Nenad Rashiq, themelon parti të re dhe ...
Pas dorëheqjes së Radoica Radomiroviq, Kurti emëron Nenad Vu...
Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?
Kosova mbajti stërvitjen e fundit para udhëtimit në Lituani