Rafael Nadal përshkroi “gëzimin” e tij për fitoren rekord të 10-të të French Open pasi fitoi setin e tretë ndaj zviceranit Stan Wawrinka në finale.
Spanjolli, 31, fitoi 6-2 6-3 6-1 për të siguruar ‘La Decima’ në Roland Garros, dhe titullin e tij të 15 të madh.
Nadal – i cili fitoi pa lënë një set në turne për herë të tretë – tha se nuk mund të kishte imagjinuar një sukses të tillë kur ai fitoi 12 vjet më pare, shkruan BBC.
Ai tha: “Në vitin 2005, mendova se në vitin 2017 do të isha duke peshkuar në anijen time në Mallorca”.
Nadal shtoi: “Unë nuk mendoj se do të kisha një karrierë kaq të gjatë dhe se do të fitoja shumë turne”.
“Ky turne ka qenë shumë i veçantë për mua, dhe është e vërtetë se është e pashembullt,” ka thënë Nadal, transmeton arbresh.info.
“Më besoni, jam shumë i lumtur që unë jam dikush që e bëri.”
“Nëse unë mund ta bëj, edhe dikush tjetër mund ta bëjë këtë.”
“Por ju duhen rrethanat e duhura, përbërësit e duhur për të fituar 10 të French Open.”
“Nuk e di nëse do të takohem ndonjëherë me lojtarin që do ta bëjë më mirë se që unë e bëra”./arbresh.info/
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit