Rafael Nadal e ka mposhtur tenistin serb Novak Djokovicin për ta fituar titullin e 10-të në Romë, Italian Open, të dielën.
Tenisti spanjoll e mposhti rivalin e vet serb dhe numrin një të botës 2:1 me sete, 7-5, 1-6, 6-3.
Nadal e lejoi Djokovicin të rikthej në lojë duke e humbur keq setin e dytë, por u rikthye fuqishëm në setin final dhe triumfoi.
Ky ishte takimi i 57-të mes tyre, me serbin që udhëheq 29 -28.
“Pata një javë pozitive dhe jam i lumtur”, tha Nadal, i cili do të përpiqet ta mbrojë titullin në grand slamin French Open më 30 maj. /Gazeta Express/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër