Në mbrëmjen e së dielës, Cristiano Ronaldo triumfoi në Camp Nou, ndonëse rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi kishte bërë të njëjtën gjë, afro katër muaj më parë në Santiago Bernabeu, në mënyrë po aq të lavdishme.
Ronaldo është futbollisti favorit për ta fituar Topin e Artë sivjet, duke vulosur kështu një dekadë dominimi të dy gjigantëve të futbollit, Messi e Ronaldo të cilët për dhjetë vjet radhazi do të kishin të fituara dhjetë Topa të Artë, nga pesë secili.
Kur e mendon këtë rivalitet mes tyre që përkthehet në një mbretërim absolut botëror nga vetëm dy lojtarë, në një sport që luhet nga qindra milionë futbollistë profesionistë, atëherë vërtetë se është zor që të gjendet një tjetër rivalitet i krahasueshëm me këtë të tyre.
Sidoqoftë, në tenis, me po të njëjtin intensitet po rrapëllin rivaliteti, edhe më i hershëm se ai mes Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Ndeshja e parë mes tyre ishte zhvilluar në mars të vitit 2004, në Miami Masters, kur 17 vjeçari Nadal kishte befasuar të gjithë duke e mposhtur atëbotë numrin një, Roger Federer pa e humbur asnjë set.
Më 2007 ata ishin në kulmin e karrierave të tyre dhe rrjedhimisht në luftë për numrin një në ranglistën botërore.
Tashm dhjetë vjet më vonë, zvicerani 36 vjeçar dhe spanjolli, pesë vjet më i ri, janë në luftë sërish për po atë pozitë.
Ngritja e Murray dhe Djokovic, lëndimet e Nadal dhe mosha e Federer, kishte bërë që në vitet e fundit të zbehej madhështia e këtyre dy të fundit, dhe dukej sikur karrierat e rivaliteti i tyre kishte rënë në qetësi dhe po shkonin natyrshëm drejt perëndimit, marrë parasysh rrethanat.
Por ja që ndodhi e kundërta.
Të dy u “ringjallën” sivjet duke pushtuar dy terrenet në të cilat kanë dominuar gjatë tërë karrierës. Nadal fitoi Roland Garros-in e tij të dhjetë, duke ridefinuar statusin e tij prej “mbreti të dheut”, ndërsa në bari u rikthye si perandor edhe Federer i cili arriti ta fitojë trofeun e tij të tetë në Ëimbledon.
Do të jetë turneu i Cinncinatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do ta vendosë se cili nga Federer apo Nadal do të kthehet në majen e tenisit.
Andy Murray, numri një në botë aktualisht, është tërhequr nga kjo garë shkaku i lëndimit në ijë, e që nënkupton se ai do ta humbë vendin e parë.
Kjo ua ka shtruar rrugën dy ujqërve të vjetër, Federer e Nadal, që të përballen sërish me njëri-tjetrin në rangun më të lartë të tenisit, me mundësinë e artë që të kthehen lavdishëm aty ku dikur kanë pushuar si kampionë.
Pesha dhe vëmendja e këtij turneu do të jetë sikurse e një Grand Slam-i, dhe finalja e madhe mes tyre ka filluar që tani.
Para se të hyjnë në këtë turne, duhet theksuar se gjatë karrierës së tij, Federer ka kaluar 301 javë si numri një, ndërkaq Nadal 141 javë.
https://youtu.be/gP4d3fUwVKA
Federer ka fituar pesë tituj këtë sezon, përfshirë Australian Open, Wimbledon, Indian Wells dhe Miami.
Në anën tjetër, Nadal ka fituar katër tituj sivjet përfshirë Roland Garos, Monte-Carlo dhe Barcelonën.
Në përgjithësi, Federer dhe Nadal janë ndeshur 37 herë, ku Nadal udhëheq me 23 fitore karshi 14 sosh sa ka Federer. Herën e fundit ata u takuan në finalen e Miami, të cilën e fitoi Federer, e që ishte fitorja e tij e katërt radhazi ndaj spanjollit.
https://youtu.be/txVrxLePKds
Ishte pikërisht Nadal, aktualisht numri 2 në botë, që e kishte larguar nga froni Federerin, tani numër 3 në ATP, i cili kishte qenë i pakontestueshëm për një rekord prej 237 javësh si i pari në botë, nga shkurti i vitit 2004 e deri më 17 gusht të vitit 2008.
Nadal kishte qëndruar 46 javë në vendin e parë, për t’u rrëzuar pikërisht nga Federer i cili mbretëroi për 48 javë.
Më 2012, Nadal sërish kishte rrëmbyer pozicionin e liderit deri kur Novak Djokovic arriti t’i japë fund qëndrimit mëse tetë vjeçar të dyshes si numri një.
Herën e fundit që Federer arriti ta shijojë të qenit numri një ishte më 2012 kur arriti të qëndrojë për 17 javë në atë pozitë duke shtuar rekordin e tij në 302 javë. Ndërkaq, Nadal, së fundie arriti këtë më 7 tetor të vitit 2013 ku qëndroi si i pari në botë për 39 javë.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...