Real Madridi ka konfirmuar rinovimin e kontratës me një tjetër lojtar dhe Nacho Fernandez është ylli që ka ndjekur hapat e Toni Kroosit.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit do të skadonte në vitin 2021, por një marrëveshje e re është arritur për të vazhduar qëndrimin në Santiago Bernabeu deri më 30 qershor të vitit 2022, transmeton portali arbresh.info.
Bisedimet kanë vazhduar gjatë sezonit dhe një përfundim është arritur javë më parë ndërkohë që njoftimi është bërë vonë gjatë mbrëmjes së kaluar.
Zinedine Zidane ka dhënë pëlqimin e tij për shkak se dëshiron që Nacho të jetë pjesë e mbrojtjes së bashku me yjet e tjerë si Sergio Ramos, Raphael Varane dhe Eder Militao.
Problemet me lëndime e kanë mbajtur spanjollin jashtë gjatë pjesës më të madhe të sezonit, ndonëse edicioni 2018/19 ishte hera e parë ku ai pësoi një lëndim serioz.
Nacho arriti në Real Madrid për herë të parë në vitin 2011 gjatë kohës nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe rinovimi i fundit i marrëveshjes me klubin ishte në vitin 2014./arbresh.info/
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...