Reali i Madridit i rezervoi një lamtumirë emocionuese Nacho Fernándezit pas 24 vitesh si madridist.
“Është një ditë e vështirë, ndryshe, por emocionale”, tha lojtari 34-vjeçar, i mbytur nga emocionet: “Më dhanë më shumë sesa mund të ktheja. Ata më mësuan ta jetoj jetën me vendosmëri. Unë e mbrojta këtë simbol brenda dhe jashtë fushës çdo sekondë të jetës sime.
Ky klub është gjithçka për mua dhe familjen time. Unë kam 24 vjet që ndjek të njëjtën rrugë. Nga shtëpia ime në shtëpinë time tjetër… Sepse familja ime është këtu. Ata nuk e dinë se çfarë udhëtimi është të hysh në dhomat e zhveshjes për herë të parë dhe të përfundosh duke ngritur të pesë Champions. Largohem në mënyrën më të mirë, si kapiten”, theksoi ai, në një ceremoni ku morën pjesë presidenti i Realit të Madridit, Florentino Pérez, trajneri Carlo Ancelotti dhe ish-shokët e skuadrës.
Nacho debutoi me ekipin kryesor në 2010/11, më pas nën drejtimin e José Mourinhos, në atë kohë trajner i “Los Blancos”, dhe në këtë merkato kaloi tek Al Qadasiyah, në Arabinë Saudite./ss
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...