Nacho pëson lëndimin e parë në karrierën e tij

19:39 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka bërë një numër të madh ndryshimesh për ndeshjen kundër Las Palmas.

Edhe pse trajneri francez i bëri këto në përpjekje për të kaluar ndeshjen e fundit para asaj kundër Juventusit në UEFA Ligë të Kampionëve, Nacho u lëndua në pjesën e parë, transmeton portali arbresh.info.

Nacho u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 29′ të ndeshjes duke u zëvendësuar nga Achraf Kaimi që luan si mbrojtës i krahut të djathtë.

Derisa po qëndronte në bankinë, mbrojtësi dukej mjaftë i shqetësuar për shkak se ky ishte lëndimi i parë në karrierën e tij.

Lojtari nuk ka pasur asnjë problem fizik në të kaluarën qysh pas diplomimit nga akademia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme