Arsenali ka pësuar një tjetër goditje për shkak se Nacho Monreal pritet të mungoj në tri ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit.
Qendërmbrojtësi spanjoll është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të disfatës 3 me 0 të “Topçinjve” të pësuar në finale të ‘Carabao Cup’ ndaj Manchester Cityt të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Ai pritet të mungoj në ndeshjen e së enjtes kundër Manchester Cityt, Brightonit të dielën dhe AC Milanit në Evropa Ligë javën e ardhshme.
“Ai mund të jetë jashtë kundër Milanit apo edhe më shumë”, ka konfirmuar Arsene Wenger gjatë konferencës për shtyp mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
32-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon tronditës deri tani për “Topçinjtë”./arbresh.info/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...